Kancelari austriak, Sebastian Kurz, përcaktoi sot kushtet që do t’i nevojiteshin për të miratuar paketën e diskutueshme të rimëkëmbjes pas pandemisë të Bashkimit Europian.
“Nëse do të duhet të shpenzojmë një shumë të madhe nga paratë e shtetit, atëherë të paktën duhet të sigurohemi që ato po rrjedhin në sektorët e duhur”, tha ai të shtunën për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.
“Mbi të gjitha, më shumë hulumtime dhe zhvillim drejt një infrastrukture të mirë dixhitale, përfshirë në tranzicionin teknologjik, që është i nevojshëm për mbrojtje më të mirë të klimës”, shtoi lideri austriak.
Komentet e tij vijnë përpara një samiti të veçantë të BE-së për në 17-18 korrik, ku shpresohet arritja e marrëveshjes për paketë e rimëkëmbjes post COVID-19, e propozuar nga Komisioni Europian./atsh/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...