Kurz i përgjigjet Trump-it: Jam pro shkëmbimit të territoreve, mos të përzihemi në punët e tyre

17:01 | 21 Shkurt 2019
A. B.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz është takuar të mërkurën me presidentin e SHBA, Donald Trump në Uashington.

Gjatë këtij takimi, dy krerët diskutuan gjithashtu çështjen e Kosovës. Pas takimit, Kurz tha se “SHBA ka shumë ndikim mbi Kosovën dhe ky ndikim duhet të ushtrohet në mënyrë pozitive”.

Ndërkohë, kancelari Kurz sheh dialogun midis presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si një gjë pozitive dhe se ai është gati të mbështesë idenë për këmbime territoriale, megjithëse kjo është një çështje mjaft delikate.

“Nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje, atëherë askush nuk duhet të qëndrojë në rrugën e tyre, as evropianët as amerikanët” tha Kurtz për mediat në Washington.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme