Google ADS

Kurz i Austrisë u kërkon maqedonasve të mbështesin marrëveshjen e emrit me Greqinë në referendum

17:29 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Kancelari austriak Sebastian Kurz u ka kërkuar maqedonaseve të votojnë më 30 shtator referendumin për marrëveshjen me vendin fqinjë Greqinë, për të ndryshuar emrin në “Maqedonin Veriore.”

Kurz tha në Shkup se Bashkimi Evropian do të kompletohej vetëm me hyrjen e vendeve perëndimore të Ballkanit, duke përfshirë edhe Maqedonin.

Marrëveshja do të i jepte fund bisedimeve me dekada me radhë që janë mbajtur me Athinën, që thotë se emri i Maqedonisë nënkupton pretendime mbi krahinën greke të Maqedonisë dhe mbi trashëgiminë e lashtë greke. Marrëveshja do të lehtësonte gjithashtu hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO. Sondazhet tregojnë se shumica e maqedonasve e mbështesin marrëveshjen. Megjithatë, është e paqartë nëse pjesëmarrja do të përmbushë pragun e kërkuar prej 50 për qind./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme