Të hënën Austria i ka dhënë fund bllokimit të dytë të rreptë për shkak të koronavirusit dhe tani është duke zbatuar masa më të buta, të cilat do të përfshijnë kufizime të lëvizjes gjatë javës së ardhshme.
Këto rregulla janë krijuar për të kufizuar udhëtimet në vend gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve, u tha gazetarëve javën e kaluar kancelari konservator Sebastian Kurz, transmeton portal arbresh.info
Në këtë kontekst, ai dhe Ministri i Brendshëm Karl Nehammer kryesisht iu referuan “Ballkanit Perëndimor” si një rajon nga ku virusi mund të importohej në Austri.
“Ne kishim norma shumë të ulëta të infeksioneve në verë pas bllokimit dhe më pas udhëtarët e kthyer, veçanërisht ata që kaluan verën në vendet e tyre të origjinës, e risollën infeksionin,” tha Kurz.
Koronavirusi në Turqi, raportohen 203 viktima të reja
Të dy zyrtarët e bazuan deklaratën e tyre në të dhëna nga Agjencia për Shëndetësi dhe Sigurinë Ushqimore (AGES).
“Të paktën 30 përqind e infeksioneve ishin nga të kthyerit nga jashtë dhe mbi 72 përqind e infeksioneve ishin nga të kthyerit sidomos nga Ballkani Perëndimor,” tha Nehammer.
Në lidhje me komentet, ka reaguar Partia e Gjelbërt, si partnere e koalicionit qeverisës.
Pas zemërimit të shfaqur, Kruz ka theksuar se ai “është i lidhur ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe se akuzat janë absurde”.
“Që kur isha ministër i jashtëm, unë kam qenë duke luftuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të fitojnë një anëtarësim në BE”, citohet të ketë thënë ai.
Megjithatë, përkundër përmisimeve, komentet e tij kanë shkaktuar zemërim te shumica e të huajve që jetojnë në Austri./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...