Kurz bie dakord për koalicion me ekstremin e djathtë

23:32 | 15 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Partia Popullore Konservatore e Austrisë ka rënë dakord për koalicion me Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë.

Marrëveshja vjen dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku Partia Popullore e Sebastian Kurz fitoi, por pa një shumicë të përgjithshme, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Vetëm 31 vjet, Sebastian Kurz i Partisë Popullore bëhet kreu më i ri që qeveris në Europë.

Nëse koalicioni do të ratifikohet, Austria do të bëhej shteti i vetëm perëndimor me një parti ekstremiste të së djathtës.

Fushata zgjedhore në Austri ishte karakterizuar me krizën e emigrantëve në Europë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme