Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis kanë zhvilluar një takim, në të cilin është diskutuar mbi tensionet në rritje mes Greqisë dhe Turqisë.
Sipas Sebastian Kurz, Bashkimi Europian duhet të qëndrojë në krah të Greqisë, përderisa ka theksuar se ‘Turqia po shkel ligjin ndërkombëtar’, transmeton portal arbresh.
Ai njofton se ky konflikt do të jetë tema e Samitit të ardhshëm të BE, në të cilin të gjitha opsionet do të jenë në tryezë.
Mitsotakis kërkon një përgjigje të qartë të BE ndaj Turqisë.
“Së bashku, si BE, ne duhet ta kundërshtojmë këtë provokim,” theksoi Kurz, duke kërkuar që Turqia të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore./arbresh.info./
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...