Kurdët protestojnë në Gjermani kundër ofensivës turke

10:37 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Dhjetëra mijëra kurdë kanë protestuar në disa qytete gjermane kundër ofensivës ushtarake turke në Afrin, në veri të Sirisë.

Mijëra kurdë protestuan kundër ofensivës së Turqisë në veriun sirian, Afrin. Në Hanover pjesëmarrësit në demonstratën e organizuar protestuan kundër marshimit të vazhdueshëm të trupave turke në qytetin ku banojnë me shumicë kurdët, Afrin. Në kryeqytetin e landit të Saksonisë së Poshtme ishin regjistruar dy marshime. Sipas të dhënave të mediave në protesta morën pjesë rreth 11 mijë vetë, shkruan DW.

Të dyja marshimet e protestës duhej të bashkoheshin në një të vetëm në fund të demonstratës. Disa herë u desh të ndalej njëri prej marshimeve, sepse pjesëmarrësit mbanin lart simbole të organizatës së ndaluar kurde (PKK). Pas kërkesës së përsëritur për t’i hequr simbolet dhe mosreagimit të demonstruesve, policia ndërhyri. Demonstruesit reaguan duke hedhur shishe mbi policët. Një person u arrestua. Protestat organizohen në kuadër të festës së vitit të ri të kurdëve, festës së Novruzit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme