Kurdët në Irak kanë filluar të votojnë në referendumin historik mbi pavarësinë e Rajonit të Kurdistanit, veprim i cili është kritikuar nga fuqitë e huaja.
Sondazhet janë hapur në tri krahinat veriore që përbëjnë rajonin, si dhe zonat e debatuara të pretenduara nga kurdët dhe qeveria në Bagdad, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri i Irakut ka quajtur referendumin si ‘jokushtetues’,
Krerët kurdë thonë se vota e pritshme ‘po’ do t’ju japë atyre një mandar për të filluar negociatat për pavarësi.
Kurdët janë grupi i katërt më i madh në Lindjen e Mesme, por që kurrë nuk kanë pasur një shtet të përhershëm.
Në Irak, ku ata përbëjnë rreth 15% deri në 20% të popullsisë prej rreth 37 milionë njerëz, kurdët përpara se të fitonin autonominë në vitin 1991 janë përballur me presion të fuqishëm.
Qendrat e votimit janë hapur për rreth 5.2 milionë kurdë të 18 vjeç e lart të cilët janë të regjistruar si banorë në zonat e kontrolluara kurde të Irakut të veriut. Votimi pritet të mbyllet në 18:00 sipas kohës lokale.
“Ne kemi pritur që 100 vite për këtë ditë”, ka thënë një nga kurdër për agjensinë e lajmeve Reuters.
“Ne duam të kemi një shtet dhe me ndihmën e Perëndisë, sot do të jetë një ditë feste për kurdët”, ka shtuar ai përderisa priste për të votuar në një shkollë në kryeqytetin e Rajonit të Kurdistanit, Irbil./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...