Kurdët në Gjermani protestojnë kundër qeverisë turke

21:57 | 17 Mars 2018
Trina Galanxhi

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se 3 persona janë arrestuar në qytetin veriore të Hannoverit, pasi demonstruesit kurdë që protestonin kundër qeverisë turke u përleshën me policinë.

Agjencia e lajmeve DPA ka njoftuar se rreth 11 mijë persona kanë marrë pjesë në protestë, transmeton portali arbresh.info

Protestuesit kanë hedhur shishe plastike kundrejt policisë dhe i kanë kërcënuar ata me shkopinjët e flamujve që valëviteshin.

Demonstruesit po protestonin gjithashtu për shitjet e armëve gjermane në Turqi dhe këndonin slogane si “tanket gjermane jashtë Kurdistanit” dhe Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan e kanë quajtur “terrorist”.

Protesta pa incidente janë zhvilluar edhenë Këln dhe Wuppertal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme