Qindra kurdë në Gjermani kanë dalur në rrugë për të protestuar kundër ofensives së Turqisë në Sirinë veriore.
Zyrtarët gjermanë kanë bërë thirrje për qetësi mes komunitetit kurde dhe turke, transmeton portali arbresh.info
Protesta e cila kishte rreth 20 mijë pjesëmarrës, erdhi një javë pasi forcat speciale turke dhe rebelët sirianë aleatë nisën një sulm ndaj militantëve kurdë në Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) në Siri veriore.
“Liri për Kurdistanin” dhe “Turp për ju, Europë!” ishin disa nga pankartat e protestuesve në qytetin gjerman të Gjermanisë Perëndimore, ndërsa disa protestues kanë mbajtur në dorë pankarta në të cilat Erdogani quhej “terrorist”.
Gjermania është shtëpi për rreth një milion kurdë dhe tre milionë njerëz me origjinë turke./arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...