Kurdët i bëjnë thirrje Damaskut për t’u mbrojtur kundër turqve

21:08 | 25 Janar 2018
Trina Galanxhi

Autoritetet kurde në enklavën veriore të Afrit të Sirisë u kanë bërë thirrje trupave siriane për të mbrojtur kufirin e rajonit, pasi ofensiva turke po vazhdon.

Ata kanë theksuar se “qëllimi i kësaj ofensive agresioni është të shkurtojë tokën më siriane duke e zënë Afrin”, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Forcat e udhëhequra nga Turqia filluan sulmet e tyre në veri-perëndim të Sirisë gatë ditës së shtune.

Ankaraja konsideron luftëtarët kurdë të YPG-së në Afrin si terroristë dhe thonë se janë të lidhur me guerilët kurdë të PKK-së që veprojnë në Turqi.

Dyzet e tetë rebelë të mbështetur nga Turqia dhe 42 luftëtarë të YPG janë vrarë gjatë luftimeve që nga e shtuna, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme