Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në Siri “pritet të ketë një fund të shpejtë”, por Shtëpia e Bardhë refuzon të thotë se kur do të ndodhë, pavarësisht thirrjeve publike të përsëritura të Presidentit Donald Trump që forcat amerikane të kthehen në shtëpi.
“Fundi i misionit ushtarak për çrrënjosjen e ISIS-isit në Siri po vjen shpejt, ndërsa Shteti Islamik është shkatërruar pothuajse plotësisht“, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të mërkurën.
Deklarata u publikua një ditë pas komenteve të Presidenti Trump që tha : “dua t’i kthej trupat tona në shtëpi“.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen pas asaj që burime të shumta e kanë cilësuar si një takim për sigurisë kombëtare “i të gjithë aktorëve” mbi Sirinë, që u mbajt të martën në Shtëpinë e Bardhë, ku morri pjesë dhe sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis dhe shefi i shtatmadhorisë, gjenerali Joseph Dunford.
Vjen gjithashtu pas telefonatave mes Presidentit Trump me homologun e tij francez Emmanuel Macron, mbretit saudit Salman bin Abdulaziz dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 2 mijë trupa në Siri, si pjesë e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për të mposhtur dhe shkatërruar Shtetin Islamik. Pavarësisht deklaratave publike të Presidentit Trump mbi Sirinë, zyrtarët kryesorë amerikane kanë qenë më të kujdesshëm, duke nxitur vazhdimin e rolit amerikan në Siri edhe pse përpjekjet kundër IS-isit po shkojnë gradualisht drejt fundit.
Ndërkohë, perspektiva e tërheqjes së të gjitha forcave nga lufta kundër IS-isit, nuk po pritet mirë nga aleatët e SHBA, përfshirë kurdët dhe Irakun.
“Një tërheqje e papritur nga Siria do të dërgonte një mesazh të frikshëm“, tha të martën Bayan Sami Abdul Rahman, përfaqësuesi i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se komentet e zoti Trump “janë një këmbanë alarmi për ne dhe jam i sigurt edhe për popullin sirian”.
Ambasadori i Irakut në SHBA Fareed Yasseen shprehu rezerva të ngjashme.
“Ne ende vuajmë nga Siria. Ende sot, kemi kryengritësit që kalojnë kufirin“, tha ai.
Në vend të largimit të amerikanëve nga Siria, zoti Yasseen tha se Bagdadi do të donte të shihte që Shtetet e Bashkuara të angazhoheshin më gjerë në të gjithë rajonin dhe madje të inkurajonin kompanitë private për të investuar më shumë në Irak./VoA/
Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të narkotikëve
Gati 44 përqind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta ...
“E kuptoni që të gjithë do të largohen një ditë”, Salah dësh...
Osmani shprehu mirënjohje për KFOR-in për rritjen e trupave ...
Një milion regjistrime në Bluesky mes largimeve nga X pas zg...
‘Shtyju’- Çka i kërkoi Xuxi Vullnetit, dhe cila ishte arsyej...