Turistët rregullisht lënë para të vogla në makinat e lojërave të fatit të vendosura në aeroportin e Las Vegasit, teksa presin të ngjiten në avion.
Por një grua nga Teksasi nuk e priste as vetë që do të fitonte 300 mijë dollarë duke bërë një gjë të tillë. Ka 1.400 makineri të tilla në këtë airport, nga të cilat vetëm 4500 janë funksionale aktualisht për shkak të kufizimeve të coronavirusit.
Drejtuesit e aeroportit e përgëzuan turisten për fitoren e saj ndërsa ne mediat sociale, shkruan shtypi vendas, shpërtheu xhelozia.
“Lashë 200 dollarë në ato makineta këtë mëngjes. I lumtur që kam dhënë kontributin tim”, shkruante me ironi një ndjekës. Xhekpoti prej 302.000 dollarësh nuk është një rekord për këtë aeroport.
Rekordin në fakt e mban shuma 3.96 milionë, u shpreh zëdhënësja e aeroportit Christine Crews, ndërsa në muajin korrik një vizitor nga Kalifornia fitoi 873,000 dollarë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...