Haxhi është i detyrueshëm për të dy gjinitë, femra dhe meshkuj për sa kohë të jenë në gjendje të mirë fizike dhe financiare.
Një herë në vit, miliona mysliman nga e gjithë bota marrin rrugë për në Meka, këtë pelegrinazh cdo besimtarë duhet ta bëjë së paku një herë në jetë.
Kur është Haxhi 2018?
Këtë vit, pelegrinazhi i shenjtë 5 ditor zgjatë nga e diela, gusht 19 deri të premten 24 gusht.
Më shume se dy milion njerëz kanë bërë pelegrinazhin vitin e kaluar, duke pritur shifra të njëjta edhe këtë vit.
Çfarë është pelegrinazhi në Mekë?
Haxhi është shtylla e pestë e islamit që përfshinë të gjithë burra dhe gra për të bërë pelegrinazhin në Mekë, Arabi Saudite.
Myslimanët supozohet të bëjnë pelegrinazhin së paku një herë në jetën e tyre. Kjo është obligative si për femrat ashtu edhe për meshkujt për aq kohë sa janë mirë në gjendjen fizike.
Çfarë ndodh në Haxh?
Myslimanëve ju ofrohen rroba të veçanta të quajtura Ihram.
Lidhjet intime, pirja e duhanit, betimet dhe mosmarrëveshjet janë gjëra të ndaluara gjatë pelegrinazhit.
Një herë në Mekë, myslimanët duhet të lëvizin kundër akrepave të orës për shtatë herë rreth Qabës, rreth faltores së shenjt në mes të Xhamisë së Madhe.
Gjatë ditës së dytë pelegrinët vizitojn malin Arafat kur Profeti Muhameti ka dhënë predikimin e tij të fundit.
Cfarë do të thotë Haxhi në islam?
Haxhi konsiderohet si adhurim ndaj Allahut që përfshihet edhe sakrifica fizike dhe financiare.
Supozohet të prezantojnë barazi para Allahut. Fjala “Haxh” do të thotë “të ndjekësh një udhëtim”.
Pse ndryshon data e Haxhit çdo vit?
Kalendari islamik dallon nga ai Gjeorgjian. Ai është i bazuar në lëvizjet e hënës, kurse ai Gjerogjian në lëvizjet e diellit. Për këtë arsye kalendari islamik lëviz prapa për 11 ditë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...