Kleriku populist Moqtada al-Sadr, një kundërshtar prej kohësh i Shteteve të Bashkuara, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Irak, njofton komisioni zgjedhor, një kthesë kjo e papritur për liderin shiit.
Në zgjedhjet e para që nga disfata e Shtetit Islamik, shefi i milicisë shiite që mbështetet nga Irani Hadi al-Amiri është në vendin e dytë, ndërsa kryeministri Haider al-Abadi që dikur shihej si kryesori ka përfunduar i treti, transmeton portali arbresh.info.
Rezultatet preliminare janë bazuar në numërimin e më shumë se 91 për qind të votave në 16 nga 18 provincat e Irakut.
Blloku i Sadr nuk ka konkurruar në dy provincat e mbetura, Dohukun kurd dhe Kirkuk. Rezultatet atje, të cilat mund të vonohen për shkak të tensioneve midis partive lokale nuk do të prekin rezultatin e Sadrit.
Për dallim nga Abadi, një aleat i rrallë i Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Sadr është kundërshtar i dy vendeve, të cilat kanë ndikuar në Irak që nga pushimi amerikan për të rrëzuar diktatorin Saddam Husseini më 2003 dhe futi shiitët në pushtet.
Sadr ka çuar dy kryengritje kundër forcave amerikane në Irak dhe është një nga udhëheqësit shiitë të paktë që distancohet nga Irani./Arbresh.info/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse