27-vjeçari Mariglen Alla u dënua me 1 vit e 4 muaj burg në Angli nga gjykata e NewCastle, pasi ai pranoi akuzat për kultivim droge.
Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabis sativa që në total kapnin vlerën 700 mijë paund.
Alla u arrestua nga policia në shtator të këtij viti, shkruan lapsi.al.
Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27-vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike.
Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor.
Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...