Britania raportoi 6,643 raste të reja të infeksionit, i cili është një numër rekord i infektuarve në një ditë dhe është një shenjë që vendi u godit nga vala e dytë e pandemisë.
Kulmi i sotëm i valës së dytë është shumë më i lartë se sa ishte në prill dhe maj, transmeton portal arbresh.info
Sipas Reuters, në valën e parë të koronavirusit, Britania nuk ka testuar një numër të madh të qytetarëve dhe në këtë pikë, kapacitetet testuese janë të tensionuara.
U njoftua se 40 persona të tjerë kanë vdekur që nga dje, por autoritetet shëndetësore përmendën se gjatë valës së parë, 1000 viktima të koronavirusit regjistroheshin çdo ditë.
Britania e Madhe është kthyer në një pikë të nxehtë të infeksioneve kohëve të fundit./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?