Kulla e Bankës 108 metra e lartë shembet në një shpërthim të kontrolluar në Johannesburg

17:30 | 24 Nëntor 2019
Arditë Shkodra

Një kullë 108 metra në Johannesburg u rrënua në dielën, duke dërguar një re masive rrënojash në ajër.

Ish-ndërtesa e Bankës së Lisbonës u shemb nga një shpërthim i kontrolluar, transmeton telegrafi.

“Ishte ndërtesa e dytë më e madhe që u rrënua. Ajo ishte 108 metra e lartë. Ndërtesa më e lartë që është shkatërruar ndonjëherë ishte 114 metra”, tha Tasneem Motara, Anëtare e Këshillit Ekzekutiv për Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Pronave në Gauteng.

Ekspertët thanë se ishte “ndoshta një nga prishjet më të vështira” për të cilat kanë punuar, tha Motara.

“Ishte plotësisht i suksesshëm”, shtoi ajo.

Vendimi për prishjen e kullës u mor nga qeveria provinciale Gauteng pas një vlerësimi strukturor pas një zjarri të madh.

Tre zjarrfikës humbën jetën duke luftuar me flaktët, në shtator të vitit 2018.

“>

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme