Kuleba: Rusët po eksportojnë grurin e vjedhur nga ukrainasit

13:42 | 24 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, pretendon se “hajdutët rusë” po vjedhin grurin ukrainas për ta shitur atë jashtë vendit, duke thënë se gruri po ngarkohet në anije, të cilat më pas do të kalojnë përmes Bosforit për t’u shitur jashtë vendit, shkruan BBC.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të qëndrojnë vigjilentë dhe të refuzojnë çdo propozim të tillë. Mos blini mallrat e vjedhura. Mos u bëni bashkëpunëtorë të krimeve ruse,” shkroi Kuleba në Twitter.

Përveç kësaj, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, akuzoi Rusinë se po përdorte ushqimin si armë, duke shtuar se po konfiskonte drithë dhe po bllokonte anijet në territorin që kontrollon.

Ajo tha se pasojat tashmë po shiheshin në rritjen e çmimeve globale për ushqimin, plehrat dhe energjinë – duke vështirësuar jetën e personave në nevojë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme