Google ADS

Kuleba: Marrëveshja për eksportin e grurit me Rusinë është në fazën përfundimtare

10:55 | 13 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Rusia dhe Ukraina janë afër arritjes së një marrëveshjeje për eksportin e grurit nga territori i Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkruan la repubblica.

Gjithashtu sot në Stamboll pritet të mbahet një takim mes delegacioneve ushtarake të Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar çështjen e eksportit të grurit.

Rreth 25 milionë tonë drithë ndodhen aktualisht të bllokuara nga anijet ruse në magazinat e porteve ukrainase. Nëpërmjet ndërprerjes së furnizimeve globale me ushqim dhe energji, Kremlini po synon të shkaktojë sa më shumë kriza, për ta detyruar Perëndimin të ushtrojë presion ndaj Ukrainës për t’u ulur në tryezën e negociatave.

SHBA-ja duhet ta sabotojë strategjinë ruse, duke krijuar një korridor detar përmes një koalicioni detar, që është i gatshëm të sigurojë transportin e grurit ukrainas në portet e vendeve importuese. Ky akt do të lehtësonte krizën globale të ushqimit, teksa do të minonte një element kyç të ndikimit rus mbi Ukrainën dhe aleatët e saj./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme