Google ADS

Kuleba i bën thirrje Perëndimit të furnizojë Ukrainën me armë dhe të zbatojë më shumë sanksione ndaj Rusisë

09:36 | 14 Mars 2022
A. B.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i bëri thirrje Perëndimit të hënën që të furnizojë Ukrainën me armë dhe të zbatojë më shumë sanksione ndaj Rusisë për të ndihmuar në parandalimin e tërheqjes së vendeve të tjera në një konflikt më të gjerë.

Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që të bëjnë më shumë për ta ndihmuar atë t’i rezistojë pushtimit rus që filloi më 24 shkurt.

Disa qeveri perëndimore kanë frikë se një veprim i tillë mund të tërheqë vende të tjera, përfshirë vendet anëtare të NATO-s, në luftë, raportoi Reuters, përcjell arbresh.info

“Për ata jashtë vendit që kanë frikë se mos tërhiqen zvarrë në Luftën e Tretë Botërore. Ukraina lufton me sukses. Ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni të luftojmë. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme”, shkroi Kuleba në Twitter.

“Zbatoni më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe izoloni atë plotësisht. Ndihmoni Ukrainën ta detyrojë Putinin në dështim dhe ju do të shmangni një luftë më të madhe.” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme