Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, ka drejtuar sot kritika të forta në drejtim të Komisionit Evropian dhe EEAS-në, [Institucioni që drejton Mogherini], për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kukan ka thënë se këto dy institucione duhet të punojnë më shumë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
‘Komisioni Evropian dhe EEAS duhet të punojnë më shumë të filozofojnë më pak, për sa i përket bisedimeve me Prishtinën”, është shprehur eurodeputeti.
Këto deklarata të eurodeputetit duket se vijnë pas rezistencës së Haradinajt për ta mbajtur në fuqi vendimin për taksën ndaj Serbisë, që BE-ja po kërkon të hiqet për të vazhduar më pas me dialogun Kosovë-Serbi.
Kukan sot gjithashtu ka kritikuar edhe Rumaninë, e cila do të kryesojë me presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, pas synimeve të këtij shteti që të largojë nga agjenda Ballkanin.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi