Shtëpia e Bardhë rekomandoi që njerëzit në Shtetet e Bashkuara të shmangin tubimet sociale me më shumë se 10 persona për të paktën 15 ditët e ardhshme.
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 4,200 raste me koronavirus. Deri tani, ka pasur më shumë se 80 vdekje të raportuara.
Duke komentuar udhëzimet e reja të nxjerra nga grupi i punës për koronavirusin, Presidenti Donald Trump tha se se amerikanët duhet të shkollohen në shtëpi, të shmangin udhëtimet dhe të mos frekuentojnë bare dhe restorante.
“Ndërsa luftojmë virusin, secili prej nesh ka një rol kritik për të ndalur përhapjen dhe transmetimin e tij,” tha presidenti, duke folur në një konferencë të gjatë shtypi për gazetarët.
Ai mohoi se po shqyrtohet mundësia e një bllokimi në shkallë vendi të qendrave të banuara.
I pyetur se sa do të zgjasë kriza e virusit, Presidenti Trump parashikoi se ajo do të shtrihej deri në korrik ose gusht apo ndoshta më gjatë.
“Ndoshta pikërisht në atë kohë do të zhduket,” tha ai.
Disa nga përpjekjet e fundit për të parandaluar përhapjen e virusit, janë urdhrat e reja të nxjerra të martën për rreth 7 milion njerëz në zonën e San Francisko që ata të mos dalin nga shtëpia, si dhe mbyllja e kinemave, palestrave dhe restoranteve në kryeqytetin Uashington.
Organizatorët e garave me kuaj Kentucky Derby pritet të njoftojnë shtyrjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme tradicionale nga muaji maj në shtator.
Jeta normale në Shtetet e Bashkuara tashmë është ndalur me mbylljen e detyrueshme të shumë bizneseve që filloi në shtetet e ndryshme të hënën. Çmimet e aksioneve në Wall Street gjithashtu shënuan rënie të ndjeshme.
Megjithë hapin e jashtëzakonshëm të ndërmarrë nga Banka Qendrore një ditë më parë për të rritur besimin e investitorëve, treguesi Dow Jones të hënën ra 13 përqind, humbja më e madhe që nga fillimi i krizës së koronavirusit.
“Tregu do të jetë shumë i fortë sapo të shpëtojmë nga virusi,” u përgjigj Presidenti Trump kur u pyet për shifrat e bursës ndërsa ishte ende në sallën e konferencës.
Rezerva Federale, ose Banka Qendrore e SHBA, të dielën bëri një ulje urgjente të normave të interesit, duke i sjellë ato në pothuajse zero, mes shqetësimit të thellë se pandemia e koronavirusit do të godasë të ardhurat e korporatave në nivel global. Megjithë këtë, tregjet në Azi ranë ndjeshëm, një parathënie e asaj që do të ndodhte disa orë më vonë në Wall Street.
Si Presidenti Trump ashtu edhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow pranuan se vendi mund të hyjë në recesion.
“Nuk ka diskutim, kjo është sfidë për ne. Nuk do ta etiketoja në asnjë mënyrë tjetër,” u përgjigj Kudlow I pyetur nga Zëri i Amerikës.
Ai shtoi se ndërsa statistikat e tremujorit të parë do të jenë të mira, tremujori i dytë “mund të jetë shumë i vështirë”.
Për të zbutur ndikimin në ekonominë e vendit, Kudlow zbuloi se administrata po shikon mundësinë t’u ofrojë kompanive 100 përqind të shpenzimeve për të hequr fabrikat e tyre nga Kina.
“Kjo do t’i ndihmonte të gjithë në Amerikë,” tha Kudlow i cili shpjegoi se presidenti ende nuk I ka dhënë dritën e gjelbër propozimit.
Më vonë gjatë ditës edhe Presidenti Trump tha se qeveria po shikon mundësinë për të ndihmuar me kredi kompanitë ajrore të vendit që po kalojnë vështirësi të mëdha nga humbja e udhëtarëve për shkak të pandemisë.
“Ne do të mbështesim linjat ajrore 100 përqind. Nuk është faji i tyre,” u tha ai gazetarëve.
Presidenti foli të hënën me udhëheqësit e tjerë të G-7 për të koordinuar veprimet në përgjigje të koronavirusit.
“Ishte një diskutim shumë i mirë,” tha ai, duke përshkruar frymën e miqësisë mes udhëheqësve, megjithëse nuk dha hollësi për rezultatin.
Pas kësaj ai pati një telefonatë të ngjashme me guvernatorët e shteteve amerikane për të njëjtën temë.
Presidenti pohoi se u kishte thënë atyre që, nëse janë në gjendje të gjejnë ventilatorët e nevojshëm për spitalet më shpejt se sa mund t’i marrin nga qeveria federale, ata duhet ta bëjnë këtë.
Senati, i kontrolluar nga Partia republikane e presidentit, këtë javë po shqyrton një paketë për zbutjen e pasojave të koronavirusit.
Legjislacioni, i miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga Demokratët, siguron qasje në testimin falas për koronavirusin si dhe leje të paguar për punonjësit që humbin punën, ndër përfitimet e tjera.
Presidenti Trump tha se projekt-ligji mund të përmirësohet më tej nga republikanët e Senatit duke përfshirë pushim sëmundjeje për një grup më të madh punonjësish.

Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...