Vendet në Azi-Paqësor po i zgjerojnë ose po rivendosin kufizime, pasi varianti Delta i koronavirusit është duke shkaktuar valë të reja infeksionesh.
Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më infektues se virusi origjinal.
Miliona banorë në Sidnej – qytetin më të madh të Australisë – u futën nga sot në izolim dyjavor.
Urdhri për të qëndruar në shtëpi do të jetë në fuqi deri më 9 korrik.
Në Malajzi, autoritetet zgjatën për kohë të pacaktuar izolimin, i cili është në fuqi tash e një muaj.
Numri i rasteve atje mbetet i lartë, ndërsa vetëm 6 për qind e qytetarëve janë vaksinuar.
Nga 28 qershori, Tajlanda do të vendosë përsëri kufizime në restorante, vende të ndërtimit dhe tubime.
Bangladeshi po ashtu paralajmëroi bllokim të ri kombëtar nga 28 qershori.
Në Evropë dhe SHBA, ndërkaq, shumica e kufizimeve janë duke u hequr, pasi programet e vaksinimit kanë ulur numrin e të infektuarve.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 181 milionë njerëz në të gjithë botën.
Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur. Numrin më të madh të viktimave e ka SHBA-ja: mbi 603,000.
Deri më tash, në të gjithë botën janë dhënë mbi 2.8 miliardë vaksina./rel/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...