Google ADS

Kuba mbron Nicolas Maduron dhe refuzon ndërhyrjen e SHBA-së

18:36 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kubës, Miguel, Miguel Diaz- Canel ka realizuar vizitën e parë zyrtare jashtë vendit në Venezuelë. Atje e ka pritur zevendëspresidenti i shtetit, Tareck el Aissami.

Presidenti aktual i Kubës, Migel Diaz Canel e ka mbrojtur presidentin Venezuelas, Nicolas Maduron si dhe ka refuzuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të intervenuar në këtë shtet.

Qeveria e Kubës ka marrë pjesë në Konstituimin e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës si dhe përfaqësuesit e këtij shtetit kanë thëne që mbështetja e tyre për këtë vend është “e pandryshueshme”.

Edhe pse zgjedhjet në Venezuelë me 20 maj janë kundërshtuar nga opozita si dhe shumica e komuniteti ndërkombëtar, lideri i Kubës ka theksuar që këtë triumf e festojnë si të vetin.

Mos të harrojmë të përmendim që presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka qenë mandatari i parë që ka vizituar Miguel Diaz Canel, pasi është zgjedhur president i Kubës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme