Presidenti kuban Miguel Diza-Canel ka emëruar kryeministrin e parë të vendit në më shumë se 400 vjet, ministrin e turizmit, Manuel Marrero Cruz.
Posti i kryeministrit ishte hequr në vitin 1976 nga lideri i atëhershëm revolucionar Fidel Castro, transmeton portali arbresh.info.
Ai u rivendos nën rregullat e një kushtetute të re për ishullin e drejtuar nga komunistët, i miratuar në fillim të këtij viti.
Marrero, 56, do të marrë përsipër disa nga përgjegjësitë që aktualisht i mban presidenti.
“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e presidentit të republikës,” tha gazeta online e drejtuar nga shteti Cubadebate.
Sidoqoftë, kritikët thonë se çdo ndryshim i tillë është thjesht kozmetik pasi Partia Komuniste Kubane dhe ushtria mbeten dy institucionet e vetme të vërtetë vendimmarrëse në ishull./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...