Google ADS

Ku mbeti Melania? Donald Trump dhe Ivanka takohen me mbretin e Arabisë Saudite

22:13 | 20 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shoqëruar nga gruaja e tij në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit.

Në momentine  arritjes në Arabinë Saudite, Zonja e Parë është parë duke zbritur nga aeroplani e shoqëruar nga burri i saj, transmeton portali arbresh.info

Por në pamjet e mëvonshme ajo nuk është shfaqur. Gjatë takimit me mbretin e Arabisë Saudite, ai është shoqëruar nga vajza e tij, Ivanka Trump dhe burri i saj, njëherit edhe këshilltari i Donald Trump, Jared Kushner.

Kohëve të fundit ka pasur spekulime se marrëdhëniet mes Melania dhe Ivanka Trump nuk janë të mira, megjithatë një lajm i tillë është mohuar nga Shtëpia e Bardha.

Vajza e Donald Trump tani ka zyrën e saj në Uashington, ndërsa gruaja e tij vazhdon të jetojë në Nju Jork.

Megjithatë, pamjet e mëvonshme kanë nxjerrë në pah se në takim me mbretin e Arabisë Saudite ishte e pranishme edhe Melania./Arbresh.info

donald-trump-mealnia-missing-suadi-trip-video-615859 trump_us_saudi_arabia_95470-jpg-4abb3 trumpdubai3

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme