Mungesa e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un në përvjetorin përkujtues të gjyshit të tij Kim II Sung, sugjeron se si mund të kërkojë të theksojë autoritetin e tij mbi trashëgiminë e familjes.
15 prilli, ditëlindja e themeluesit të Koresë Veriore është festa më e madhe dhe më e rëndësishme në kalendartin vjetor politik, e njohur ndryshe di Dita e Diellit, transmeton portal arbresh.info
Që nga lindja, koreanoveriorët mësojnë të nderojnë Kim II Sung dhe djalin e tij, pasardhësin Kim Jong II, babai i udhëheqësit aktual, dhe të gjithë të rriturit vendosin shenja që përshkruajnë një ose të dy burrat.
Mungesa e Kim në mbledhjen zyrtare për përkujtimet e këtij viti, bëri që analistët të theksojnë se ai dëshiron të distancohet nga “kulti i përsonalitetit” që rrethon qeverinë e vendit.
Që kur trashëgoi pushtetin në vitin 2011, Kim Jong-un ka shkuar gjithmonë në mauzole për të nderuar ditëlindjen e gjyshit dhe babait të tij.
Pretendimi i partisë në pushtet për legjitimitet ka rrënjët në luftën e Kim II Sung kundër kolonizatorëve japonezë të Koresë dhe për vite me rradhë propaganda e Veriut ka promovuar ngjashmërinë Kim Jong Un me gjyshin e tij, në pamjen, mënyrën, madje dhe shkrimet e dorës.
Por, me datën 15 prill, kur të gjithë përkuleshin para statujave gjigande të dy burrave në Pyongyang, Kim nuk ishte aty.
Kim ka kryesuar mbi katër nga gjashtë testet bërthamore të Veriut dhe mbikqyr një përparim të shpejtë në teknologjinë e saj të armëve, duke zhvilluar rakera të afta për të arritur në territorin amerikan.
Kim u shfaq për herë të fundit në mediat shtetërore gjatë fundjavës, kur ai kryesoi një takim të zyrës politike të Partisë së Punëtorëve, ku u diskutua për koronavirusin.
Korea Veriore ka vendosur kufizime të rrepta në përpjekje për të shmangur sëmundjen që shërtheu në Kinën fqinje, dhe që atëherë ka përfshirë mbarë botë, duke marrë qindra mijëra jetë njerëzish./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...