Një kthim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mbetet rezultati më i mirë për Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe botën, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara gjatë konferencës së rishikimit të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore.
Blinken përsëriti gjithashtu një paralajmërim të SHBA se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha më herët se Uashingtoni ishte gati të përvijonte një marrëveshje të re të armëve bërthamore me Rusinë dhe i bëri thirrje Moskës të demonstrojë aftësinë e saj për të negociuar me mirëbesim në bisedimet që filluan të hënën./oranews/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj