Nga janari deri në nëntor 2018 kanë qenë gjithsej 8658 azilkërkues me detyrim për t’u larguar nga Gjermania, që janë kthyer pas, shkruan “Süddeutsche Zeitung” në botimin e saj të së hënës.
Në vitin 2017 ka pasur vetëm 7102 përcjellje azilkërkuesish. Gazeta i referohet për informacionin e saj përgjigjes së Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme ndaj një pyetjeje të deputetes së partisë E Majta në Bundestag, Ulla Jelpke. Kuota e refugjatëve të kthyer, në fakt, u rrit nga 15 përqind në 2017-ën, në 24,5 përqind në 2018-ën.
Sipas të dhënave të Ministrisë, vitin e kaluar një në tre procedura azili të Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (Bamf) ishte një nga të ashtuquajturat raste të Dublinit. Në një rast të tillë duhet të sqarohej, nëse është kompetent për kërkesën e azilit të aplikuesit një shtet tjetër i BE. Sipas direktivës Dublin III të BE, si rregull për kërkesën e azilit të një refugjati është kompetent shteti anëtar, në të cilin refugjati regjistrohet pas mbërritjes së tij në Evropë.
Sipas Süddeutsche Zeitung, Gjermania bëri në 11 muajt e parë të 2018-ës 51,558 kërkesa në vendet anëtare të Marrëveshjes Dublin III. Prej tyre u pranuan 35,375.
Vendi kryesor për kthimet në territorin evropian, sipas raportit ishte Italia: aty u kthyen gati një në tre azilkërkues. Kthime në Hungari nuk pati asnjë dhe në Greqi u kthyen vetëm pesë vetë. Të dyja këto vende kritikohen për mënyrën si i trajtojnë refugjatët. Qeveria gjermane ankohet më tej se autoritetet e Athinës kanë refuzuar shumicën e kërkesave për kthim pas – “kryesisht për shkaqe që nuk qëndrojnë”.
Ministri gjerman i Brendshëm, Horst Seehofer është përpjekur që ta rrisë numrin e deportimeve të azilkërkuesve të refuzuar, në kuadër të një politike që synon uljen e numrit të refugjatëve dhe përmirësimin e aftësisë së Zyrës Federale të Migrimit për të trajtuar si duhet kërkesat e azilit.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...