Kthim në normalitet pas koronavirusit, Hubei do të lejojë rihapjen e bizneseve në ditët e ardhshme

09:31 | 11 Mars 2020
Arditë Shkodra

Provinca Hubei e Kinës, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, do të lejojë hapjen e bizneseve dhe do të rifillojnë disa shërbime të transportit publik.

Njoftimi u dha qeveria provinciale nëpërmjet një deklaratë të ditën e sotme.

Vendimi vjen pasi numri i rasteve me koronavirus në provincë ka rënë ndjeshëm. Hubei po raportonte mijëra të infektuar në ditë vetëm disa javë më parë. Kishte vetëm 14 të infektuar të raportuar në Hubei të martën e 10 marsit, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

Bizneset në Wuhan, qyteti ku u identifikua për herë të parë virusi, që kanë të bëjnë me kontrollin e epidemisë, shërbimet publike dhe nevojat e përditshme lejohen të rifillojnë punën tani, thuhet në deklaratë. Firma të tjera mund të kthehen në punë duke filluar nga 20 Marsi.

Qeveria provinciale tha që rajone jashtë Wuhan do të ndahen në zona me rrezik të lartë, të mesëm dhe të ulët. Rendi i rifillimit të punës do të varet nga natyra e bizneseve dhe vendndodhja e tyre. Ndërkohë, biznesi që përfshin njerëzit që mblidhen në hapësira të vogla, si bare karaoke, kinema dhe sallone bukurie, nuk do të lejohen të rihapen derisa të ketë mbaruar shpërthimi i koronavirusit.

Zonat ku rreziku vlerësohet i mesëm ose i ulët do të lejohet që të rifillojnë gradualisht shërbimet e transportit publik si autobusët e qytetit dhe fluturimet midis provincave.

Sidoqoftë, transporti publik në Wuhan dhe zona të tjera me rrezik të lartë do të vazhdojë të pezullohet deri në njoftimin e mëtejshëm. Shkollat në të gjithë provincën Hubei do të vazhdojnë të pezullohen derisa njoftimi i mëtejshëm dhe pikat e kontrollit do të qëndrojnë në vend për ata që dëshirojnë të hyjnë ose të largohen nga Hubei.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme