Dhjetë ukrainas të burgosur prej vitesh janë liruar nga Rusia me ndërmjetësimin e Vatikanit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi të premten lirimin e tyre. Një pjesë e grupit mbërriti gjatë natës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit, i cili është mbyllur që nga fillimi i luftës. Ishte hera e parë në më shumë se dy vjet që aeroporti priti pasagjerë. Në mesin e të liruarve ishte edhe zëvendëskryetari i organizatës Mejlis, Nariman Dzhelyal, një organ përfaqësues i popullsisë tartare të Krimesë që u zhvendos në Kiev pasi Rusia aneksoi Krimenë.
Të shtunën, një sulm me dron nga Ukraina goditi një lagje banimi në kufirin me Rusinë, tha guvernatori i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov.
Sipas tij dy fëmijë ishin mes viktimave nga sulmi në fshatin Gorodishche, pak metra larg kufirit me Ukrainën.
Ukraina i ka shtuar sulmet ndaj territorit rus këtë vit, duke goditur infrastrukturën energjetike, por edhe qyetete dhe fshatra përgjatë kufirit.
Ndërkohë, një ditë në parë Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për rifillimin e prodhimit të raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër, që ishte ndaluar në bazë të një traktati me Shtetet e Bashkuara, tashmë të shfuqizuar.
Rifillimi i prodhimit të raketave është i nevojshëm tani, tha zoti Putin të premten gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, të transmetuar në televizion. Udhëheqësi rus e justifikoi vendimin duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar prodhimin dhe vendosjen e raketave në Danimarkë dhe në Filipine./voa
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...