Ksamil, mbytet turistja ruse

13:46 | 21 Korrik 2017
arbresh.info

Një pushuese është mbytur në plazhin e Ksamilit, në vendin e njohur si “Tre Ishujt”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte.

Nga hetimet e para mësohet se viktima është një 17-vjeçare me shtetësi ruse, që ndodhej me pushime së bashku me familjen.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Bregdeti shqiptar ishte fatal edhe për disa qytetarë të Kosovës në pjesë të ndryshme të vijës bregdetare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme