Google ADS

Kryqi i Kuq: Nuk është ekzagjerim të thuhet se është gjendje katastrofike në Gaza

12:01 | 23 Tetor 2023
E.H

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka mirëpritur dërgimin e dy kolonave të para të ndihmave në Gaza – por thotë se kjo është vetëm një “pikë” e asaj që ka nevojë popullata.

Duke folur për BBC Breakfast, zëdhënësja e bamirësisë Imene Trabelsi tha se duhet të ketë një plan të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm për të ofruar furnizime – dhe vuri në dukje se shumica dërrmuese e atyre në Gaza mbështeteshin në ndihma para se të shpërthejë konflikti i fundit, transmeton Arbresh.info

Trabelsi shton se familjet e detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre po flenë në rrugë pa sende thelbësore si batanije, sepse strehimoret tashmë janë plot.

“Nuk është ekzagjerim të thuhet se është katastrofike në Gaza”. Javën e kaluar, një zëdhënës i IDF-së i sugjeroi BBC-së se nuk kishte krizë humanitare në Gaza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme