Operacioni i Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq për të dërguar ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit, dhe për të udhëhequr evakuuimin e civilëve jashtë qytetit, është penguar për të dytën herë me rradhë.
Një zëdhënëse e Kryqit të Kuq në Kiev, Alyona Synenko, thotë se “blloku i pengimit është mungesa e marrëveshjeve shumë të sakta dhe shumë konkrete dhe respektimi i këtyre marrëveshjeve në të gjitha nivelet”, transmeton portal arbresh.info
Ajo thotë se është “përgjegjësia e të dyja palëve të këtij konflikti” për të lejuar që ndihma të arrijë në destinacionin e saj dhe pranon “zhgënjimin” mbi situatën.
“Në fakt më dhemb të mendoj për njerëzit në Mariupol që prisnin këtë kolonë dhe shpresonin të largoheshin nga makthi në të cilin janë bllokuar gjatë javëve të fundit”, shtoi ajo./arbresh.info/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani