Kryqi i Kuq thotë se mund të nisë shpërndarjen e furnizimeve të rëndësishme të ndihmës në Venezuelën e goditur nga kriza në dy javë.
Kreu i IFRC, Francesco Rocca tha se grupi fillimisht mund të ndihmojë rreth 650 mijë njerëz që vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe medikamenteve, transmeton portali arbresh.info.
Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido tha se qeveria “e kishte njohur dështimin e saj duke pranuar ekzistencën e një emergjence komplekse humanitare”.
Megjithatë, qeveria e Presidentit Nicolás Maduro nuk ka komentuar ende mbi furnizimet e Kryqit të Kuq.
Në shkurt, Z. Maduro e përdori ushtrinë për të bllokuar një përpjekje të drejtuar nga Z. Guaido për të sjellë kolona të ndihmës humanitare të mbështetura nga SHBA.
Duke folur në një konferencë shtypi në Karakas, zoti Rocca tha: “Ne vlerësojmë se në një periudhë prej rreth 15 ditësh do të jemi gati të ofrojmë ndihmë dhe shpresojmë që në fillim të ndihmojmë 650,000 njerëz”.
Rocca tha se Venezuela kishte përmbushur kushtet për kryerjen e punëve humanitare./Arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...