Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha më 18 shtator se ka dërguar autokolona me ndihmë humanitare në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
Kjo organizatë tha se ndihma është dërguar edhe nga Armenia dhe Azerbajxhani, duke rihapur rrugën e vetme që e lidh Armeninë me këtë rajon, rrugë që ishte e bllokuar qysh në dhjetor.
“Komiteti Ndërkombëtari Kryqit të Kuq sot po dërgon dërgesa me miell gruri dhe ilaçe esenciale për popullin në nevojë përmes korridorit Laçin dhe rrugën Aghadam”, tha Kryqi i Kuq, duke iu referuar rrugëve që lidhin Karabakun me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Nagorno-Karabaku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Ky rajon është i banuar me armenë etnikë, të cilët fituan pavarësinë de facto nga Bakuja në fillim të viteve ’90 pas një lufte të gjatë.
Azerbajxhani bllokoi rrugën e vetme që e lidh Karabakun me Armeninë në dhjetor të vitit 2022, duke bërë që banorët e rajonit të kishin mungesë akute të ushqimeve.
Azerbajxhani dhe administrata separatiste e Karabakut më herët gjatë këtij muaji u pajtuan që të rihapin dy rrugët, përmes së cilave hyri një kamion i vetëm rus me ndihmë nga Azerbajxhani.
Korridori i Laçinit – që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakut – nuk u rihap menjëherë dhe autokolonat franceze dhe armene mbetën në korridor duke pritur për të kaluar.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë mosmarrëveshje të kamotshme për Nagorno-Karabakun. Mosmarrëveshjet kanë nisur në vitet ’80 dhe që atëherë të dy shtetet kanë zhvilluar dy luftëra.
Në luftën e dytë, më 2020, forcat armene humbën dhe Azerbajxhani fitoi territor të konsiderueshëm./REL/
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare