Google ADS

Kryetarja e re e CDU-së përpiqet të ndërtojë ura mes rivalëve

15:12 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pasardhësja e kancelares gjermane Angela Merkel, në krye të partisë më të fortë të qendrës së djathtë në Gjermani, pas fitores sot u përpoq të konsolidojë pushtetin e saj, duke vendosur konservatorin e ri në pozitën kyçe menaxhuese, me çka bën përpjekje të ndërtojë ura me rivalët e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Annegret Kramp-Karrenbauer (56), një aleate e Merkelit, e cila qëndronte afër pozicionit të saj të qendrës, të premten u zgjodh kryetare e Unionit Kristian Demokrat (CDU).

Ajo fitoi Friedrich Merz, ish kundërshtarin e Merkelit dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili u eliminua në raundin e parë të votimit.

Kramp-Karrenbauer sot tregoi se dëshiron t’u japë fund përçarjeve të mëtejme, duke u dhënë një mbështetje të fuqishme konservatorëve dhe anëtarëve të rinj. Ajo nominoi 33-vjeçarin Paul Ziemiak, liderin e forumit rinor të CDU-së për Sekretar të Përgjithshëm, që është një pozicion që mban përgjegjësi për strategjinë e përditshme të partisë dhe një funksion që ajo e ka mbajtur deri në zgjedhjen si kryetare.

“Kjo parti nuk është e ndarë. Të gjithë kemi për detyrë të punojmë për unitetin e partisë”, tha Kramp-Karrenbauer në kongresin e partisë.

Ziemiak anon ka e djathta nga kryetarja e re dhe konsiderohet si miku i Spanh dhe vjen nga i njëjti rajon si Merz.

Merkel planifikon të vazhdojë detyrën si kancelare deri në fund të mandatit të saj. Zgjedhjet e ardhshme nuk pritet të mbahen para vitit 2021, por është e paqartë nëse koalicioni i saj me socialdemokratët e majtë do të zgjasë aq gjatë.

Kramp-Karrenbauer është favorite që të jetë kandidate për kancelare në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme