Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua sot me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi në kryeqytetin Kiev, njoftoi presidenca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelenskyy falënderoi Pelosin dhe ndau një video të vizitës së saj, e cila nuk u njoftua paraprakisht.
“Ju jam mirënjohës për këtë sinjal të mbështetjes së fortë nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai në një deklaratë.
Ai gjithashtu i dha Pelosit Urdhrin e Princeshës Olga për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e bashkëpunimit SHBA-Ukrainë dhe mbështetjen e Ukrainës “sovrane, të pavarur dhe demokratike”.
Pelosi konfirmoi udhëtimin, duke thënë se delegacioni i Kongresit udhëtoi në Kiev “për të dërguar një mesazh të pagabueshëm dhe tingëllues për gjithë botën: Amerika qëndron fort me Ukrainën”.
Kryetarja e Dhomës tha se mbështetja shtesë e SHBA-së është në rrugë e sipër, pasi ajo shpreson të kalojë një paketë ndihme prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, të kërkuar nga presidenti Joe Biden.
Delegacioni do të udhëtojë gjithashtu në Poloni, e cila ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve ukrainas, për të falënderuar udhëheqjen e saj “për përkushtimin dhe përpjekjet e tyre humanitare”.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç