Partia Popullore Europiane, që ka peshën kryesore në vendimmarrjen e BE-së ka ndryshuar qasjen lidhur me anëtarësimin e Ballkanit në BE.
Kryetari i kësaj partie, Joseph Daul ka deklaruar, se BE-ja tashmë nuk mund të përsërisë me Ballkanin të njëjtin gabim që ka bërë me Turqinë, duke i thënë këtyre vendeve se ato mund t’i bashkëngjiten familjes europiane dhe më pas të ndodhet në situatën që ndodhet sot me Turqinë.
Ndryshimi i qasjes për anëtarësimin e Ballkanit në BE gjendet në dokumentin e Kongresit të Partisë Popullore Europiane mbi të ardhmen e Europës, mbi të cilin liderët e djathtë janë mbledhur për të diskutuar në Maltë.
“E thashë qartë në takimin tonë të mëngjesit, që vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, nuk janë gati. Ne nuk mund të përsërisim gabimin që kemi bërë me Turqinë duke i thënë këtyre vendeve që mund të na bashkohen, ndërkohë që shohim se në çfarë situate jemi sot. Ne duhet të kemi kurajën të mos bëjmë populizëm, duke thënë që kurrë Ballkani nuk do integrohet apo kurrë vendet fqinje s’do integrohen, siç jua thashë dhe partive tona. Ne duhet t’ju themi, që duhet të avanconi me reformat, por njëkohësisht duhet të jemi të hapur me këto vende që duan të jetojnë me vlerat tona evropiane”, tha ai.
Daul ka thënë gjithashtu se Bashkimin Europian duhet të japë kontributin e tij për të forcuar themelet e një drejtësie të pavarur në vendet e Ballkanit, si një ndër çështjet më të mprehta me të cilat përballet rajoni.
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...