Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, mori vendim që të mbetet në karantinë në shtëpinë e tij për shkak se fundjavën e kaluar ishte për vizitë në Itali, ku u zbuluan një numër i madh i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sassoli publikoi një njoftim me shkrim në të cilën thuhet: “Për shkak se fundjavën e fundit e kalova në Itali, si masë parandaluese punën time si kryetar do ta ushtrojë nga shtëpia ime në Bruksel”.
Ai theksoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të mbetet në shtëpi, duke apeluar që të gjithë të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për shkak të koronavirusit.
Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit Evropian, që planifikohej të mbahej këtë javë në qytetin francez Strasburg, mbahet në kryeqytetin belg Bruksel për shkak të COVID-19.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...