Google ADS

Kryetari i komunës sugjeron kabina seksi pranë aeroportit, do të shtojë sigurinë e prostitutave

09:24 | 13 Gusht 2019
L G

Aeroporti Tempelhof ka parë zhvillime të rëndësishme në gjermani, që nga shërimi si fushë ajrore për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e deri te strehimi i refugjatëve sirianë.

Në vitin 2008 u mbyll si aeroport dhe u kthye në një park gjigant, ku banorët e Berlinit dalin mbrëmjeve të verës për të shëtitur.

Por ndryshimi më i fundit mund të jetë pak më ekstrem. Kryetari i Bashkisë së rajonit “Mite” në Berlin ka propozuar kabina të vogla ku prostitutat mund të takohen me klientët, pranë aeroportit.

Kjo nismë do të shërbejë për të shtuar sigurinë e prostitutave, si dhe për t’i larguar takimet nga rrugët e qytetit, pasi ka pasur ankesa nga qytetarët.

Nisma nuk është diçka e re për Gjermaninë. Në qytetin e Këlnit janë përdorur që në vitin 2001 pikëtakime në formë garazhesh, ku klientët futen me makinë për t’u takuar me prostitutat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme