Google ADS

Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan: “Shqiptarët edhe njëherë i treguan botës se çka do të thotë BESA”

19:26 | 15 Gusht 2021
KRG

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan, Bob Menendez, ka shprehur falënderim për shqiptarët që kanë shprehur gatishmëri për të i strehuar afganët të cilët janë duke ikur nga sulmet  e talibanëve në Afganistan.

“E mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare që t’iu gjejë strehim të përkohshëm atyre që po ikin nga sulmi taliban në Afganistan”, ka shkruar Menendez në Tëitter.

“Njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA. E keni respektin tonë dhe ju faleminderit”- ka shkruar Mendez në Twitter

Kujtojmë, se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kyreministri i Shqipërisë Edi Rama kanë pranuar kërkesën nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës,  për t’i strehuar  afganët të cilët janë duke ikur nga shteti i tyre. / arbresh.info/

Postimi i plotë:

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme