Kryeredaktori i gazetës “Illyria”, Ruben Avxhiu, ka thënë se letra e fushatës së Joe Biden e dërguar për shqiptarët është e njëjtë sikur ajo që iu është dërguar edhe irlandëzëve e armeneve e popujve tjerë.
“Disa komente për dyshimet apo akuzat se deklarata për Shqipërinë dhe Kosovën nuk është vërtetë zyrtare nga Joe biden”, shkruan ai.
“Deklarata i është dërguar gazetës “Illyria” nga fushata e disa deklaratave të ngjashme për komunitete të ndryshme etnike nga kjo fushatë, si për armenët, irlandezët etj..
Nëse fushatës së Joe Biden nuk do ‘ti pëlqente apo nuk do të ishte dakord me deklaratën deri tani do të kishte përgënjeshtruar, korrigjuar etj..
-Po, është deklaratë fushate, premtimet e fushatave nganjëherë nuk mbahen. Me këtë jam dakord. Kjo mbetet për tu parë. Mirëpo nuk më duket se ka ndonjë premtim të jashtëzakonshëm. Është pozitive, dashamirëse, në vijë me politikën e jashtme amerikane karshi shqiptarëve ndër vite. Është një gjest për tu vlerësuar nga dikush që do votën tonë.
– E fundit, si gjithmone, sa shpenzohet energji per te hedhur ne zjarr deklaraten nga Biden, le te kerkohet nje deklarate e ngjashme apo edhe me e mire edhe nga kampi i fushates se Presidentit Trump.
Kane nevoje per voten e shqiptareve, le te kendojne pak per ne.”, shkroi ai në Facebook./express/
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...