Kryepeshkopi i qytetit të Vaxjö në jug të Suedisë, Fredrik Modeus, dënoi provokimet e djegies së Kuranit nga lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, Drejtimi i Rreptë (Stram Kurs), Rasmus Paludan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Paludan, në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore, ka një javë që provokon me djegien e Kuranit të Shenjtë nën mbrojtjen e policisë në lagjet ku jetojnë muslimanët.
Duke reaguar ashpër ndaj provokimeve të politikanit të ekstremit të djathtë, kryepeshkopi Vaxjö Fredrik Modeus në Twitter deklaroi: “Unë e dënoj këtë mosrespekt ndaj librit të shenjtë të vëllezërve të mi muslimanë. Unë shpreh dhembshurinë time për muslimanët në Suedi”.
Vazhdimi i provokimeve të djegies së Kuranit Famëlartë që nga viti 2017
Paludan, i cili ka nënshtetësi daneze dhe suedeze, që nga viti 2017 ka provokuar me djegien e Kuranit të Shenjtë në qytete të ndryshme të Danimarkës.
Paludan, i cili gjatë Ramazanit në vitin 2021 vazhdoi provokimet e tij nën mbrojtjen e policisë pranë lagjeve dhe xhamive ku jetojnë shumë muslimanë, gjithashtu vazhdoi provokimet e tij edhe në kryeqytetin e Suedisë Stokholm dhe qytetet e tjera si Malmö, Norköpin dhe Jönköping gjatë festave të Pashkëve.
Demonstruesit që donin ndalimin e Paludanit dogjën goma në rrugë, 104 policë dhe 14 demonstrues u plagosën dhe 20 automjete të policisë u dogjën në incidentet në fjalë.
Partia e Paludanit do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Suedi më 11 shtator.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...