Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ka kritikuar komentet islamofobike të presidentit francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Komentet e Macron-it për të luftuar separatizmin islamik janë shembull i islamofobisë së ashpër. Franca së pari duhet të ballafaqohet me historinë e saj raciste dhe masakruese”, shkroi Şentop në rrjetin e tij social Twitter, duke iu referuar të kaluarës së saj kolonialiste.
Komentet e kryeparlamentarit turk vijnë pasi Macron tha se ai do t’i japë fund sistemit në të cilin vendet e huaja dërgojnë predikues myslimanë në Francë, në një goditje ndaj asaj që ai e quajti “separatizëm”.
Macron tha se qeveria i ka kërkuar trupit mysliman të vendit të trajnojë predikuesit në Francë dhe në gjuhën franceze për të parandaluar përhapjen e asaj që ai e quajti ‘islam politik”.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës