Panxhshiri është provinca e fundit afgane në verilindje të Kabulit e cila ende nuk ka rënë në dorën e Talibanit. Atje vepron një forcë kryengritëse e cila po i reziston regjimit të ri, por epërsia talibane në aspektin luftarak pritet ta vërë edhe atë së shpejti nën kontroll.
Talibani vijoi edhe të dielën ofensivën e armatosur në vatrën e fundit të rezistencës afgane, në Luginën e Panxhshirit.
Forcat talibane avancuan por mbulimi i territorit me mina ngadalësoi operacionet nga toka.
Raportohet se mbi 700 talibanë u vranë ditën e shtunë në provincën verilindore të Afganistanit , duke pasur si avantazh malet e shumta të zonës, dhe më shumë se 1 mijë të tjerë u kapën rob ose iu dorëzuan vetë kryengritësve.
Talibani informon se janë më të mëdha dëmet në palën tjetër e cila nuk do të mund ta konkurrojë dot në aspektin luftarak.
Amrullah Saleh, ish-zv.presidenti i Afganistanit i cili udhëheq tani frontin e rezistencës në rajon deklaroi se sido të vijë situata, ka zgjedhur të japë jetën para se t’i dorëzohet pushtuesve të rinj.
Saleh gjithashtu i bëri thirrje OKB-së të ndërhyjë për një zgjidhje politike pasi rajoni i Panxhshirit gjendet përballë krizës humanitare për shkak të bllokadës ekonomike dhe bllokimit të rrjetit të telekomunikimit.
Luftëtarët e Panxshirit i kanë rezistuar regjimit taliban edhe në vitet 1996-2001 kur morën pushtetin për herë të parë dhe kanë luftuar më herët kundër pushtimit sovjetik në vend.
Kryengritësit mësohet se negociuan këto ditë me talibanët por këta të fundit i konsideruan të paarsyeshme kërkesat e rebelëve, që përfshinin 30 për qind pjesëmarrje në qeverinë e re, koordinim për emërimin e zyrtarëve dhe mbajtjen e armatimeve ushtarake që disponojnë./express/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...