Kryeministrja e re Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka folur mbi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II.
“Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Mbretëreshës”, tha ajo, transmeton portal arbresh.info
“Kjo është një tronditje e madhe për kombin dhe botën”, shtoi ai.
Ajo e përshkruan Mbretëreshën si “një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, duke shtuar: “Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj”.
Ajo tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë.
“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”, tha ajo.
Liz Truss është kryeministrja e fundit e Britanisë së Madhe që morri miratimin për detyrën e saj nga Mbretëresha Elizabeta II./arbresh.info/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit