Kryeminstri italian citon Putinin: Nuk është koha e duhur për një armëpushim në Ukrainë

14:06 | 31 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike, i tha kryeministrit italian Mario Draghi se nuk ishin krijuar ende kushtet për një armëpushim në Ukrainë, sipas një deklaratë të Draghit në një konferencë për shtyp të enjten, raporton CNN.

Sipas Draghit, Putin theksoi se kontratat aktuale të gazit do të mbetën në fuqi dhe se firmat europiane do të vazhdojnë të paguajnë në euro dhe dollarë, dhe jo në rubla.

“Ajo që kuptova, por që edhe mund të gaboj është se konvertimi i pagesës është një çështje e brendshme e Federatës Ruse,” tha Draghi.

I pyetur për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes pas pushtimit rus të Ukrainës, Draghi tha se Italia do të arrijë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2028./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme