Kryeminsitri i Irakut do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

23:03 | 7 Mars 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, në Shtëpinë e Bardhë gjatë këtij muaji.

Të dy vendet janë duke tentuar të stabilizojnë marrëdhëniet dhe si qëllim kanë luftimin e Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info.

Sekretari për shtyp, Sean Spicer, ka deklaruar se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vizitojë  Shtëpinë e Bardhë gjatë javës së ardhshme, ndërsa më pas Donald Trump do të mirëpresë kryeministrin e Irakut.

Tensioned mes Uashingtonit dhe Bagdatit janë rritur pas urdhërit ekzekutiv për ndalimin e irakianëve që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, vendim i cili u ‘përmisua’ gjatë rishikimit të urdhër ndalimit./Arbresh.info

Të ngjashme